Xherdan Shaqiri nuk pritet të vazhdojë me Liverpulin sezonin e ardhshëm. 28-vjeçari kërkon të luajë rregullisht, por Klop e ka shprehur qartë se nuk mund t’ja krijojë këtë luks yllit gjilanas.
Pas dy sezonesh në “Anfield Road” ku fitoi gjithçka, Shaqiri pritet të kalojë në kampionatin turk.
Sulmuesi i Zvicrës kërkohet me shumë ngulm nga Fenerbahçe, një nga klubet më të mëdha në vend, ku aktivizohet edhe Vedat Muriqi.
Bisedimet kanë nisur prej kohësh dhe duke se është diskutuar edhe çështja e pagës së lojtarit. Mësohet se menaxheri i Shaqirit ka kërkuar 3-vjeçare me 3 milionë euro në sezon dhe drejtuesit e klubit kanë shprehur gatishmërinë për ta akorduar këtë kontratë.
Fenerbahçe nuk ka mundur të konkurojë për kreun e tabelës këtë sezon dhe do tentojë të forcohet sa më shumë për edicionin e ardhshëm, me qëllim kthimin te titulli kampion.
Kontrata e “Shaq” te Liverpuli përfundon në verën e vitit 2023, por Liverpul pritet të jetë i gatshëm ta lërë të lirë kundrejt një shumë të arsyeshme yllin me origjinë nga Kosova.