Në sezonin e tij të parë me Real Madrid, Eden Hazard do të fitojë me shumë mundësi La Liga. Jo keq për fantazistin belg që erdhi nga Chelsea verën e kaluar. Një vit shumë i veçantë jetuar mes polemikave, që kanë ardhur për formën e tij fizike, e dëmtimeve. Sidoqoftë ka kohë për tu përmirësuar e për të vazhduar të fitojë. E ndoshta, 29 vjecari pikërisht për të festuar suksesin e parë i ka bërë vetes një dhuratë… të denjë për kurorëzimin e afërm si kampion i Spanjës. Në fakt, ashtu si tregojnë imazhet e publikuara nga defensacentral.com e nga AS, Hazard i ka blerë vetes një makinë prej… gjysëm milioni euro.
Belgu mbërriti në orët e kaluara në Valdebebas me një Lamborghini Aventador SVJ. Një makinë speciale e me kosto të ndaluar për këdo, por natyrisht jo për të. Hazard ka shpenzuar rreth gjysëm milioni euro për të siguruar një nga 63 modelet e prodhuara të makinës, duke e shtuar në garazhdin e tij të luksit ku qendrojnë makina si Audi Q8, RS4 Avant, A5 e R8 V10 Plus, BMW X6, Range Rover Sport, Nissan LEAF e GT-R, Aston Martin Vanquish, Mercedes-Benz Classe C e njw Mercedes-AMG GT R.
E fundit e ardhur është një bukuri që mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 350 km/h. Një dhuratë e bukur për titullin në Liga, që mund të mbërrijë që të enjten e ardhshme në ndeshjen kundër Villarreal.