Ky është momenti kur një polic amerikan bën të mundur shpëtimin e një foshnje vetëm tre javësh e cila ishte pa ndjenja.
Videoja e publikuar më poshtë shfaq zyrtarin policor, i cili arrin ta rikthej në jetë vajzën e vogël që ishte mbytur dhe kishte humbur vetëdijen derisa po pinte qumështin nga shishja e saj.
Gjithçka filloi kur policët e Sterling Heights, u telefonuan që të shkojnë me urgjencë në një shtëpi private në Ëaltham.
Videoja është publikuar nga autoritetet e rendit, ku shihet se si polici vrapon në drejtim të ëmës së foshnjës të cilës ia merr nga dora vogëlushen dhe e shpëton. (TemA)