Mashtronte duke u hequr si ‘juriste’, lirohet ish-asistentja e ish-ministres Milena Harito

0
Amarilda Lekaa

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të zbut masën e sigurisë për Amarilda Lekën, e cila akuzohet për mashtrim. Nga arrest me burg, ish-asistentja e ish-ministres Milena Harito është liruar, duke u dërguar në “arrest shtëpie”.

Vendimi është marrë pak javë më parë nga gjykata e Tiranës. Leka, akuzohet se nëpërmjet mashtrimit dhe duke u hequr si gjyqtare apo juriste ka përfituar shumë të mëdha parash duke premtuar lirimin nga burgu.

Leka, e cila përmes mashtrimit arriti t’i merrte 50 mijë euro një të dënuari për vrasje, hiqej si juriste e Gjykatës së Lartë, ndërsa përmes këtij kamuflimi, ajo i premtoi të burgosurit se do të ndikonte në lirimin e tij.

E reja, nga Përmeti por me banim në Tiranë, Amarilda Leka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ajo në të kaluarën ka arritur të përfitojë me skema mashtrim rreth 24.500 euro familjarëve të një personi në paraburgim, për të ndërhyrë te gjyqtari i çështjes, me qëllim zbutjen e dënimit të të akuzuarit.

Artikulli i mëparshëmJuventus ndeshja e tretë pa fitore: “Momente të vështira për tu kuptuar”
Artikulli i radhësEMRAT/ Ç’ndodhi në mesnatë dhe kush u përplas me armë në mes të Bllokut në Tiranë