Krye-eksperti amerikan: Pesë masat që duhet të marrë një shtet në kushtet e Shqipërisë

0

Në shumë shtete, përfshirë dhe Shqipërinë, po konstatohet një rritje e numrit të të prekurve nga Covid-19. Në këto kushte, eksperti i njohur amerikan i shëndetit publik, Anthony Fauci, në një intervistë për “The Atlantic”, referohet scan, thotë se “ne mund të shtypim butonin e zerimit të koronavirusit nëse ndjekim me rreptësi disa rregulla”.

1-Secili të mbajë një maskë
Një nga gjërat e para që duhet të bëjnë shtetet që po njohin rritje të rasteve është që të bëjnë të detyrueshëm mbajtjen e maskës mbrojtëse. “Nëse do të arrinim të bënim që secili të mbajë një maskë tani, mendoj se në 4, 6 apo 8 javë mund të vendosim epideminë në kontroll” tha ai.

2- Mbyllja e lokaleve
Prej kohësh Fauci ka etiketuar lokalet si problem për pandeminë. “Grumbullimi brenda në lokale është lajm i keq. Duhet ta ndalojmë, menjëherë.” Këshillat e tij janë ndjekur nga disa shtete amerikane që kanë mbyllur lokalet dhe restorantet.

3-Jo grumbullimeve në turma
Sa më shumë njerëz takon aq më shumë je i ekspozuar ndaj virusit. Ditëlindjet,martesat, dhe festat e tjera kanë rezultuar shkaktare të shpërthimeve të koronavirusit përgjatë vendeve.

4- Mbajtja e distancës
“Distancimi social është faktor kyç në mbajtjen e numrave të infeksionit të ulët” u shpreh Fauci. Që të jeni të sigurtë, duhet të shkurtoni kohën e ndërveprimeve tuaja dhe të mos i afroheni shumë asnjë njeriu.

5-Mbroni kategoritë më të rrezikuara
Më të rrezikuarit janë ata mbi moshën 65 vjeç dhe që kanë probleme shëndetësore si sëmundje veshkash, mushkërish, zemre apo diabet. “Në mënyrë të pavullnetshme apo për pakujdesi, të rinjtë mund të infektojnë një person me probleme shëndetësore kronike” u shpreh ai duke kërkuar më shumë kujdes.

Artikulli i mëparshëmSi të bëjmë pushime virtuale nga shtëpia?
Artikulli i radhësPër të udhëtuar drejt Greqisë duhet të pajiseni me kod