Të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë për Greqi, për shkak të masave që ndryshojnë thuajse çdo ditë duhet të kenë parasysh njoftimin e mëposhtëm:
“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë drejt Greqisë”.
Duke filluar nga data 16 korrik 2020, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt shtetit grek duhet të plotësojnë Formularin Elektronik të Gjurmës së Pasagjerit (e-PLF) i cili mund të merret 24 orë përpara udhëtimit.
Formularin e aplikimit e gjeni në faqen zyrtare të qeverisë greke https://travel.gov.gr.
Pas plotësimit të formularit, do t’ju vijë nje email me kodin individual QR.
Do t’ju luteshim, të pajiseni patjetër me këtë kod, sepse ndryshe nuk do t’ju mundësohet kalimi i kufirit për në Greqi.
Nga ky rregull, përjashtohen pasagjerët që kalojnë tranzit nga Greqia dhe kanë tjetër destinacion.
Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutem kontaktoni agjencitë turistike ose kompaninë ajrore Aegean Airlines,” përfundon Aeroporti i Rinasit.