Mungon vetëm pak për lamumirën zyrtare të Ralf Rangnick nga Red Bull e kalimin e tij të mëpasshëm tek Milan ku do të ketë fuqi të plota e ku do të nisë rrëgëtimin e gjatë në futbollin italian. Gjithësesi jo më parë se të bëjë një dalje milionere edhe në lidhje me tre sezonet e kontratës që e lidhin “profesorin” me grupin që ka në dorë menaxhimin e Leipzig e Salzburg. Ka nga ato zëra që shqetësojnë ujërat e qeta të tratatviës. Sipas Sky, në fakt, Red Bull do të përfitojë një dëmshpërblim ekonomiko-penal prej 7/8 milionë euro. Këtu lind edhe frenimi i mundshëm e një zgjatje e kohëve.
Deri pak ditë më parë nuk kishte asnjë ndalesë e dialogu mes palëve avanconte pa asnjë ngërc. Tani, përkundrazi, problem duket se ka: edhe pse Milan e Rangnick kanë zgjedhur njëri tjetrin e nuk kanë ndërmend të ndahen në finish. Është edhe aspekti i lidhur me merkaton e të ardhmes që, me krerët Elliot e Ivan Gazidis, po ndërtohet. Sipas asaj që shpjegon La Gazzetta dello Sport, bëhet fjalë për rreth 75 milionë euro plus gjysma e të ardhurave nga shitjet.