Moderatorja Fjoralba Ponari ka vendosur të kalojë sot pak kohë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke i dhënë atyre mundësinë t’i bëjnë pyetje në InstaStory.
Kështu, ajo ka mundësi të bashkëbisedojë me fansat dhe të shkëmbejnë mendime të ndryshme.
Mirëpo, pyetjet nuk kanë nisur aq mirë pasi dikush i ka përmendur Fjoralbës një “boss”.
Ka ende nga ata persona që mendojnë se pas vajzave të suksesshme që arrijnë diçka në jetë, fshihet një mashkull me para.
“Ku e ke bossin e madh?”- është pyetja e drejtuar moderatores, të cilës nuk i ka pëlqyer aspak.
Ndaj Fjoralba s’ka vonuar t’i kthejë përgjigjen e merituar.
“I thashë të kalonte nga shtëpia jote, që të kesh me çfarë të shtysh muajin. Mentaliteti tipi i një shqipoje ky.”- shkruan ajo, sigurisht e zhgënjyer nga pyetja që i është drejtuar.