Atalanta e ‘frikshme’ ndalet në Verona, Rrahmani i merr barazim Gjimshitit

0
Aeerttttttt

Atalanta, ekipi më në formë në Seria A në Itali është ndalur pas një performance të frikshme këtë sezon në një barazim në Verona.

Para se të udhëtonte për në Verona për sfidën ndaj Hellasit, Atalanta kishte shënuar një fitore tenistike 6-2 ndaj Brescias duke ardhur nga 13 fitore dhe një barazim në Torino ndaj Juves.

Por ndërkohë ekipi i Rrahmanit, ish- mbrojtësit të kombëtares shqiptare dhe të Marash Kumbullës, i cili mungonte prej dëmtimit kanë arritur një barazim 1-1 teksa në kampin tjetër luante po në mbrojtje një tjetër shqiptar, Berat  Gjimshiti.

Duvan Zapata zhbllokoi sfidën në fillim të pjesës së dytë por Pessina barazoi pas 9 minutash duke ndalur marshin e jashtëzakonshëm të të besuarve të Gasperinit.

Gjithësesi Atalanta mbetet ende në garë për titullin por edhe për vendin e 2-të dhe të 3-të teksa ka siguruar matematikisht zonën Champions League dhe pjesëmarrjen në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube vitin e ardhshëm.

Artikulli i mëparshëmEgbo shigjeton kalendarin e flet si kampion: “Ata që fituan kampionatin, duhet të mos largohen”
Artikulli i radhësNjë dhuratë e veçantë për gruan që e tradhëtonte