Gjigandi mediatik britanik BBC ka dhënë 10 propozime se si mund të kalohet kjo verë e ‘’jashtëzakonshme’’ mes pandemisë së COVID-19 dhe masave shtrënguese kufizuese.
Sipas BBC, gjërat e arsyeshme për t’u bërë këtë verë janë një pushim në një ‘kabinë të largët e cila mund të jetë shtëpi e vogël apo makinë pushimi. Po ashtu të disponueshme janë kinematë e hapura. Në mungesë të festivaleve live me tubime mund të bëhen festival këngësh virtual.
Po ashtu fantastike janë kampingjet në ‘vende të egra’ të natyrës. Ndërkohë për dasmat rekomandohet të merret pjesë ose të bëhen dasma të vogla me jo shumë persona.
PROPOZIMET
Pushim në një kabinë të largët
Shikoni një film në një kinema të hapur
Shkoni në një performancë, koncert me makina
Gjeni një vend të ‘’egër’’ për kamping
Shkoni për kanoe
Mbaj një festival virtual në shtëpi
Merrni pjesë ose mbani një dasmë të vogël
Bleni në një treg pop-up
Luani boël ose golf
Bëni pazar në tregjet ku mallrat shiten nga makina