Milan fundos Bologna-n, “kthehet” në Europë me goleadë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is FB_IMG_1595108570438-300x200.jpg

Milan ka fituar 5-1 kundër Bologna-s në javën e 34 të Serisë A dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e gjashtë të renditjes, i fundit që garanton kualifikimin në kompeticionet europiane.

Ndeshja e luajtur në San Siro është zhbllokuar pas vetëm 10 minuta lojë nga Saelemaekers, i cili është bërë vetëm lojtari i dytë belg që ka shënuar në Serinë A me fanellën e Milan-it, pas Eric Gerets në shtatorin e 1983-shit kundër Verona-s.

Në minutën e 24-t ka ardhur goli i dytë i vendasve i shënuar nga Calhanoglu, i cili ka marrë një asist nga portieri i Bologna-s. Reagimi i ekipit të Mihajlovic ka ardhur në fundin e pjesës së parë, me Tomiyasu që ka ngushtuar diferencat me një predhë.

Kuqezinjtë kanë kthyer avantazhin prej dy golash katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë me Bennacer dhe kanë realizuar të ktërtin me Rebic në të 57-ën.

Në vitin 2020, vetëm Erling Haaland (13 gola) dhe Robert Lewandowski (12) kanë shënuar më shumë gola me aksion se Ante Rebic (11) në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Në fundin e ndeshjes ka ardhur edhe goli i pestë i vendasve, që është shënuar nga Calabria.

Artikulli i mëparshëmPandemia dhe masat shtrënguese/ Ja 10 propozimet e BBC për të kaluar verën
Artikulli i radhësArsenal “shkurorëzon” City-n, finalistja e parë e Kupës së Anglisë