Prokurori amerikan, Billy John Williams në shtetin e Oregonit në SHBA, kërkoi të premten një hetim mbi autoritetet federale, të cilët ishin me veshje kamuflazhi, me makina pa targa dhe pa numrin personal të identifikimit. Ata kanë kryer arrestime nëpër qytet të cilat anëtarët e organizatave për të drejtat civile i kanë konsideruar si rrëmbime njerëzish në rrugë.
Kjo kërkesë i drejtohet personelit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, ku forcat federale janë kapur nga kamerat duke qëlluar me gaz lotsjellës dhe me plumba gome mbi protestuesit dhe duke arrestuar këta të fundit pa asnjë arsye.
Qytetarët e Portland-it kanë protestuar kundër pabarazisë racore dhe brutalitetit të policisë për rreth 50 ditë, që nga vrasja e George Floyd në arrestin e policisë më 25 Maj. Fundjavën e kaluar një protestues mbeti i plagosur rëndë, pasi lëndët plasëse që ushtria lëshonte drejt turmës e qëlluan atë në kokë.
Guvernatori i Oregonit dhe kryetari i Bashkisë së Portlandit kërkuan që trupat federalë të tërhiqeshin menjëherë, ndërkohë që të nisin hetimet ndaj tyre.
Ndërsa Senatori Xhef Merkley u shpreh në një postimi në Twitter se qeveria e Trump është autoritare dhe jo republikë demokratike, që dërgojnë autoritete federale pa shenja identifikimi pas protestuesve.
“Këto taktika për të eliminuar çdo përgjegjësi janë të papranueshme në Amerikë, prandaj duhet të marrin fund”.
Kurse Unioni i Lirivie Civile në SHBA (ULCA) theksoi se ushtrimi i dhunës së autoriteteve federale duke marrë dikë me forcë në mjete të paidentifikuara , do të konsiderohet si rrëmbim.
“Ajo që po ndodh në Portland duhet të shqetësojë të gjithë në SHBA, pasi këto veprime janë të antikushtetuese dhe se nuk do të kalojnë pa përgjigje”.
Një strategji e ngjashme është përdorur edhe në Shqipëri, ku në protestën për mbrojtjen e teatrit, efektivë të policisë janë filmuar me maska dhe pa numrin identifikues që rrëzon kështu çdo përgjegjësi dhe dhunë që ata kanë ushtruar ndaj protestuesve mëngjesin e 17 Majit.