Bardhi: Ramës i dhamë kohë që të na thotë se kur do e votojë marrëveshjen

0

Sekretari I Përgjithshëm I Partisë Demokratike, Gazment Bardhi menjëherë pas daljes nga mbledhja e Këshillit Politik ka bërë të ditur edhe çfarë ka kërkuar në këtë tryezë, kryeministri Rama.

Bardhi deklaroi se nuk i kane kerkuar kohe Rames per tu menduar per propozimet e reja, por i kane dhene kohe kreut te PS, qe te jape kohen se kur do te votoje marreveshjen e firmosur ne 5 qershor.

‘Të gjitha palët kanë nënshkruar një marrëveshje në 5 qershor.

Ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit. Nga ajo marrëveshje të gjitha palët nuk morën gjithçka kërkuar, por ishte konsensuale dhe u mbështet nga partnerët tanë.

Sot na u konfirmua se duhet të rihapim edhe njëherë çështje që janë miratuar në 5 qershor.

Ne theksuam se nuk mund të hedhim në kosh, 6 muaj punë të bërë nga partitë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

PS kërkon të rihapë çështje për të cilat kemi rënë dakord. 1 orë diskutime për administratën zgjedhore, se kush do të kontrollojë zgjedhjet.

Ka një apel ndërkombëtar për të ruajtur dhe votuar siç është marrëveshja e 5 qershorit.

Rihapja e kësaj marrëveshje, për ne është e papranueshme.

Ne i kemi dhënë kohë kryeministrit dhe kreut të PS-së që të na thotë se kur do të miratohet marrëveshja e 5 qershorit’, tha ndër të tjera Gazment Bardhi.

Artikulli i mëparshëmEkzekutimi mafioz në Elbasan/ Policia: Autorët u larguan në drejtim të ….
Artikulli i radhësLot dhe fraza shokuese/ Kanye West nis tubimin e tij të parë së fushatës presidenciale