“Dy miq të veçantë”, Meta pret në Presidencë Alvin Berishën me të atin, shihni ndryshimin e 12-vjeçarit

0
115805709 3184841838228734 6464527383630031931 O

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në Presidencë Alvin Berishën bashkë me babain e tij Afrimin, historia e të cilëve, vuajtja e djalit dhe odiseja e të atit preku zemrat e të gjithëve. Meta i cilëson dy miq të veçantë dhe shprehet i lumtur për takimin.

“I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin”, shkruan Meta.

Ndërsa fotot e publikuara tregojnë një Alvin 12-vjeçar totalisht të ndryshëm nga pamjet e para të tij në Siri.

foto galeri
foto galeri
Artikulli i mëparshëmInfektohen me koronavirus 30 të moshuar dhe 9 punonjës në azil në Prishtinë
Artikulli i radhësBie ndjeshëm oferta për punë, vetëm 272 kërkesa në Shërbimin Kombëtar të Punësimit