Çështja e Kosovës që mungon në hartën e Apple ka marrë të gjithë vëmendjen e Dua Lipës, e cila i është përkushtuar duke treguar mbështetjen e saj në rrjetet sociale.
Në llogarinë e saj në Instagram, Dua ka ndarë flamurin autokton shqiptar, i cili tërboi serbët pasi u ngrit në mes të Beogradit në 14 tetor 2014, në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Krahas fotos, ajo ka shkruar edhe shpjegimin e fjalës “autokton” duke na e bërë zemrën mal!
ky post ka shkaktuar debate të shumta, duke ringritur edhe njëherë knfliktin e vjetër mes shqiptarëve dhe serbëve.
Në këtë valle është futur dashur padashur edhe ish-kapiteni i kombëtares italiane të futbollit, Francesco Totti që ka dalë në krah të këgëtares shqiptare, Dua Lipa, duke pëlqyer postimin e mësipërm.
Mirëpo, ky veprim i ish-lojtarit të Romës ka zemëruar serbët, të cilët e konsideronin mik të tyrin.
“Pse na zhgënjeve, vëlla?”, janë titujt e disa prej portaleve në Serbi, të cilat publikojnë foton që tregojnë se Totti ka miratuar postimin e Duas.
Debati në rrjetet sociale nisi pasi Dua Lipa kërkoi nga kompania amerikane Apple që të vendoste Kosovën në hartë dhe jo ta njihte si pjesë të Serbisë. Kundër kësaj kërkese reaguan disa prej këngëtareve serbe, të cilat nuk i kursyen deklaratat nacionaliste.
Fushata e Dua Lipës ndaj Apple ka marrë mbështetjen edhe të këngëtareve të tjera shqiptare me famë botërore si Rita Ora, Ava Max apo Era Istrefi.