Ceremonia e pazakontë e diplomimit të maturantëve në Gjermani në kohë pandemie

0
This image has an empty alt attribute; its file name is 2w993qhighc0.bild_-640x360.jpg

Kufizimet e vendosura për përmbajtjen e përhapjes së koronavirusit nuk e kanë penguar një shkollë të mesme në Gjermani që t’u organizojë një ceremoni diplomimi maturantëve.

Pasi punuan për konceptim për katër muaj, drejtuesit e kësaj shkolle u mundësuan nxënësve një ceremoni aspak të zakontë ku u repsektuan rregullat e higjienës dhe distancimi fizik. Gjimnazi në Apolda përdori një hapësirë ku shikohen filma nga makina për të zhvilluar ceremoninë.

Drejtoresha e shkollës Birgit Rosner tha se atyre u desh që të anulonin festivalin që zhvillohej në atë hapësirë dhe kështu u erdhi dhe ideja.

“Në këtë mënyrë na erdhi ideja…Mblodhëm 3,000 euro nga sponsora dhe punuam për një koncept higjiene për katër muaj,” shpjegoi ajo.

Rezultati, diplomimi më “cool” në Gjermani, raporton Bild, përcjell Abcnews.al.

Të 46 maturantët u ulën në karrige, të cilat kishin 1.5 metra distancë nga njëra-tjetra në tre rreshta të drejtuar nga skena. Ndërsa, familjarët e tyre qëndruan në 120 makina pas tyre. Edhe distanca e automjeteve ishte e llogaritur.

Maturantët u thirrën në grupe nga tre, ndërsa familjarët e tyre në vend të duartrokitjeve i shoqëruan me një “valë borish” nga makinat.

Artikulli i mëparshëmNjë në katër banorë në kryeqytetin indian është infektuar me Covid-19
Artikulli i radhës7 ushqimet që duhet të konsumoni për dhëmbë të bardhë