4 vjeçarja italiane nën “pushtetit” e virusit, prej katër muajsh pozitive me Covid

0

Një katër vjeçare në Itali është dhe një ndër rastet më të rralla porsa i përket infeksionit të Covid 19. Vogëlushja edhe pas 5 muajsh vazhdon të testohet dhe ende rezulton pozitive, duke u përballur çdo ditë me stresin dhe ankthin.

Virusi nuk duket se dëshiron ta braktisë shenjestrën e tij dhe sipas rregulloreve aktuale, që të shpallet i shëruar një subjekt duhet të jetë negativ me dy tampon.

Mediat italiane bëjnë me dije se vogëlushja edhe pse kanë kaluar 4 muaj ajo nuk ka infektuar askënd.

Më 24 Mars, vajza e vogël pati ethe, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Të shqetësuar, prindërit e çuan në spital ku mjekët i siguruan prindërit  se ajo nuk kishte probleme me mushkëritë dhe e nisën atë në shtëpi pa e testuar për Covid. Pasi e mbajti në karantinë për 14 ditë, gjate kësaj kohe në trupin e 4 vjeçares nisën të shfaqeshin njolla. Vetëm pas vizitës së dytë në spital ajo u testua dhe doli pozitive me infeksionin e Covid.

Gjatë gjithë kohës që është testuar vajza ka dalë pozitive. Paskësaj nisi përiudha e gjatë e ankthit dhe stresit. Bërja e testeve të tjera do të ishte e dëmshme për shëndetin e saj psikologjik dhe nëna vendosi të shmangë torturat dhe iu drejtua autoriteteve rajonale shëndetësore në Milano

Shef i Mikrobiologjisë në Spitalin e Fëmijëve Bambino Gesù në Romë, ka theksuar se deri më tani studimet në lidhje me këtë drejtim po tregojnë se jo të gjithë pacientët me Covid e shpërndajnë infeksionit.

Artikulli i mëparshëmNjë në katër banorë në kryeqytetin indian është infektuar me Covid-19
Artikulli i radhës7 ushqimet që duhet të konsumoni për dhëmbë të bardhë