A ka mungesë testesh? Drejtoresha e ISHP: Protokollet janë të qarta, ja kur bëhet tamponi

0
Albana Fico

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se Shqipëria nuk ka mungesë tamponi, ndërsa shtoi se protokolli e përcakton qartë se në cilët raste bëhen testet për personat e prekur apo të dyshuar me COVID-19.

Në një intervistë për ‘News24’ Fico pohoi se tamponi në këtë rast nuk është ekzaminim jetëshpëtues. Sipas saj, tamponi merret në rastet kur shenjat klinike janë të dukshme dhe kur bëhet fjalë për kontakte të ngushta të personave të prekur nga koronavirusi.

“Tamponi është një element që përdoret për të marrë material, ku evidentojmë ose jo prezencën e covid. Nuk është ekzaminim jetëshpëtues. Jeta jonë nuk duhet të fokusohet vetëm tek marrja e mostrës së infeksionit. Kjo krijon ngërçet e një personi që kërkon që bëjë tamponin. Pa shenja klinike, dhe për arsye të frikës, nuk është e njëjtë me rastet e vdekjes. Ne i drejtojmë qytetarët që telefonata tek 127 ka të bëjë me rastet që ka nevojë për trajtim mjekësor. Ka një numër për ata që kanë frikuar, që duan të bëjnë tamponin. Ajo që dua të them është fakti se ju lutem mos harroni se është COVID 19 që vret. Një person që ka shenja, që ka pasur kontakt, ose dhe jo, me temperaturë, dhimbje e trupi, po ose jo me humbjen e shijes, duhet të kontaktojë me mjekun e familjes. Një njeri që shtrohet në spital, është një person që adresohet me COVID-19, mbi nivelin mesatar. Është një njeri që ka nevojë për ndihmë mjekësore. Të gjithë familjarët e tij duhet të investigohen. Familjarët që s’kanë qenë në kontakte, duhet të investigohen po ashtu. Është epidemiologu, ai që vendos. Për të gjitha kontaktet e afërta. S’ka arsye që mos të merret tamponi. Por duhet dhe të ndjekim një këshillë; S’mundet që një person, që është në certifikatën familjare, kërkohet t’i bëhet tamponi. Nuk është çështja tek numri i tamponëve, por tek shërbimi. Është një kohë e vështirë. Kemi njerëz që kanë ndryshuar mendje, se kjo histori është e vërtetë. Sisteme mjekësore perfektë nuk ka. Protokollet janë të qarta. Mos prit që të merret tamponi. Lidhuni menjëherë me mjekun e familjes, pasi nëse ti ke një supervizor që është i afërt, këto raste nuk lihen pas dore.  Ka një kakofoni në rrjetet profesionale mjekësore (pse nuk merret trajtim që në fazën e hershme). Jo më larg se sa dje, u kontaktova nga dikush që është në gjendje të mirë, njeri sportiv, dhe mu vu në dispozicion skaneri i tij. Kur pash skanerin, u tensionova, pasi sëmundja brenda tij, mund të kalojë në një fazë tjetër. Në këtë pikë duhet një vlerësim. Një njeri që i ka këto probleme, duhet të ekzaminohet duke pasur një panel biokimik, nga pikëpamja pulmonare dhe me elementet e koagulimit të gjakut. Ti se di se ajo fazë që duhet e hershme, është problematike. Testet serologjike mund të na çojnë në persona që mund të shërbejë në atë që quhet burim; plazma konvaleshente. Sa i përket testit serologjik, për t’i vënë në qetësi njerëzit që kanë risk, është më i ulët në shkallë se sa tamponi vet. Këto janë sëmundje ku pjesa më e rëndësishme e tyre për njerëzit me rrisk është; të shmangin pjesëmarrje në vende me shumë njerëz. Këta njerëz, duke pasur të tilla rrisqe, duhet të jenë alert dhe t’i binden urdhrit për t’u izoluar. Rasti i Beratit doli jo korrekt. Jo vetëm Berati mori pjesën e tamponëve. Mënyra si tërhiqen tamponët në ISHP lidhet me kërkesën që kanë epidemiologët në vatrat që janë. Dua të siguroj të gjithë njerëzit që nuk ka mungesë tamponash. Në të njëjtën kohë, do vlerësoja që tampon të bëhet ashtu siç duhet bërë. Këtë vendimmarrje ja kemi besuar epidemiologut.”, tha Fico.

Artikulli i mëparshëmTë treja me bikini/ Arilena Ara si rrallëherë ndan foton e veçantë me motrat
Artikulli i radhësBasha e mbyll vizitën në Prekaz: Liria është e shtrenjtë për shqiptarët