Zaev shuan shpresat e Ahmetit: Mandatimi për qeverinë i takon partisë fituese

0

Pas zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe shpalljes së rezultateve, lideri i LSDM-së Zoran Zaev është shprehur se mandati për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, i takon partisë së parë fituese në zgjedhje dhe jo asaj të tretë.

Me këtë deklaratë, Zaev hedh poshtë pritshmëritë e BDI-së se mandati për formimin e shumicës mund t’i takojë partisë së Ali Ahmetit, duke i ka dhënë në këtë mënyrë një mesazh të qartë për kreun e BDI-së, shkruajnë mediat maqedonase.

“Në demokracinë parlamentare është shumë e qartë se kush e fiton mandatin. Mandati i takon partisë së parë dhe jo partisë së tretë.

Nuk dua të komentoj më tepër. Arroganca dhe nënçmimi i qytetarëve nuk sjellin rezultat. Mjaft kishte zgjedhje të parakohshme.

Është koha që secili nga ne të angazhohet edhe më shumë, shteti të ecë me shpejt përpara. Kjo bëhet vetëm nëse kemi Qeveri e cila punon dhe jo Qeveri e cila organizon zgjedhje’’, tha Zaev.

Artikulli i mëparshëmStudimi: Frikë nga një valë e dytë koronavirusi në dimër
Artikulli i radhësNjë tjetër shtet bën të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve