Nëse implanti në tru Neuralink i Elon Musk del me sukses, fjala ‘kufje’ do të ketë një kuptim krejt tjetër.
Në një shkëmbim në rrjete sociale me shkencëtarin e kompjuterave, Austin Howard, Musk tha se pajisja e kompanisë së tij do të bëjë të mundur që njerëzit të dëgjojnë muzikë në trurin e tyre.
Sipas Musk, Neuralink do të mundet të kurojë depresionin dhe varësitë.
Neuralink nuk është diskutuar ende publikisht zyrtarisht, kështu që ende nuk dihen aftësitë e vërteta të këtij implanti të trurit.
Deklarata e parë mbi të do të bëhet muajin tjetër nga vetë kompania.