Portieri i Milanit, Xhanluixhi Donaruma, ka zbuluar se Zlatan Ibrahimoviç u ka dhënë kuqezinjve një mentalitet të jashtëzakonshëm. Donaruma foli në një intervistë për “Sky Sport Italia” ku dhe u shpreh:
“Falënderoj trajnerin për fjalët e mira që gjithmonë thotë për mua. Unë do jap gjithmonë maksimumin për të, sepse është një trajner dhe një njeri i madh. Në ekip kam një raport të mirë edhe me Zlatanin.
Ai është një bishë, një fenomen. Ibra është një fuqi ekstra te Milani. Ai është i jashtëzakonshëm pasi asnjëherë nuk do që të humbasë, as në stërvitje, kjo bën që të na japë një mentalitet të jashtëzakonshëm sa herë luajmë pranë tij”.