U sulmua në dhomat e zhveshjes për një top të humbur, lojtari nuk dëshiron të luajë më për Romën

0
zaniolo

Zaniolo do mungojë për të dytën ndeshje rradhazi për Romën. Zyrtarisht klubi verdhekuq ka njoftuar se mesfushori është i dëmtuar por ky version nuk ka bindur mediat italiane.

“La Repubblica” ka zbuluar se çfarë ka ndoshur mes lojtarit dhe klubit. Gazeta italiane pretendon se gjithçka ka nisur nga një top i humbur nga Zaniolo në ndeshjen ndaj Veronës. Ndaj tij menjëherë ka reaguar mbrojtësi Mançini, ndërsa trajneri Fonseka e kritikoi pas ndeshjes. Sipas gazetës italiane, Zaniolo është sulmuar ashpër edhe në dhomat e zhveshjes nga shokët e ekipit.

Kaq ka mjaftuar që 21 vjeçari ti komunikonte trajnerit Fonseka se nuk dëshrion të luajë më për Romën. Drejtuesit e verdhekuqve kanë planifikuar një takim me agjentin e lojtarit për të diskutuar mbi të ardhmen.

Artikulli i mëparshëm“Qëndroj te Milani, por dua edhe Ibrën”, rrëfimi special i Rebiç: Juventinët dinë vetëm të… qajnë
Artikulli i radhësLojtarët më të shtrenjtë të momentit në Serinë A, dominon Interi dhe Juventusi. Ronaldo “zhduket”