Ish gjenerali izraelit dhe matematicieni profesor Isaac Ben Izrael, kreu i programit të Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Tel Aviv dhe kryetari i Këshillit Kombëtar për Kërkim dhe Zhvillim, ka dalë me një ide krejt të re për pandeminë e koronavirusit që ka pushtuar botën.
Ne bazë të hulumtimeve që ka zhvilluar bashkë me një kolegun e tij profesor, Isaac Ben Izrael thotë se numri i rasteve të reja të virusit arrin kulmin pas rreth 40 ditësh dhe nis e bie vetë duke shkuar në zero pas 70 ditësh, pa marrë parasysh se cilën pjesë të globit godet dhe pavarësisht faktit nëse vendet i mbyllin ekonomitë e tyre ose jo.
Profesori e mbështet distancimin social, por mbylljen e ekonomive nëpër botë e konsideron të gabuar. Ai thekson se në rastin e Izraelit, rreth 140 njerëz vdesin çdo ditë normalisht.
Gabriel Barbash, ish drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, këmbëngul se Ben Izraeli e ka gabim dhe thotë se numri i të vdekurve do të ishte shumë më i lartë nëse shteti hebre dhe vendet e tjera nuk do të kishin ndërmarrë hapat e tyre.
“Unë kërkoj me forcë që të mos lejohen matematikanët – të cilët nuk dinë asgjë rreth biologjisë –që të përcaktojnë se kur duhet ta heqim bllokimin”, u shpreh Barbash.