Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Korçë.
Një 55-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen numër 3 të qytetit juglindor.
Burime nga policia thanë se kanë qenë fqinjët që kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga apartamenti i 55-vjeçarit dhe kanë njoftuar policinë.
Viktima nuk ka shenja dhune ndërkohë dyshohet se ai ndërruar jetë 5 ditë më parë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.