FOTOT: Një sherr brenda familjes miliardere, motra urdhëron “vrasjen” e të vëllait

0

Ata u rritën duke shijuar mirëqenien e të qenit fëmijë të miliarderit Mohamed Fayed.

Por, duket se ky është një kujtim i largët për Camilla Fayed dhe vëllain e saj Omar.

Ata kanë përfunduar në faqet e para të gazetave, për një histori jo fort të këndshme.

Omar pretendon se e motra 35-vjeçare, nën ndikimin e të shoqit, kanë urdhëruar dy badigardë që ta kyçin në palestër dhe ta rrahin e kërcënojnë, ndërsa kishte shkuar për një vizitë në vilën e të atit.

32-vjeçari e ka paditur në gjykatë të motrën dhe kërkon 100 mijë dollarë dëmshpërblim.

Camilla nga ana tjetër i mohon këto pretendime dhe i quan qesharake.

Ajo që nuk kuptohet, është se çfarë do t’i çonte motër e vëlla deri në këtë pikë. Vallë pasuria e të atit?!

Artikulli i mëparshëmTurqia nis “invazionin osman” të naftë-gazit në Mesdhe, alarmohet Athina e Brukseli
Artikulli i radhësFOTOT: Njeriu me “dy baballarë”, njëri ishte Pablo Escobar, tjetri një spiun anglez