Gjatë javës së fundit 5 fëmijë shqiptarë kanë rënë viktima të lojës së rrezikshme Jonathan Galindo, një lojë e cila është vijimësi e Balenës Blu.
Kjo lojë, e cila shtyn fëmijët kryesisht nga mosha 10 deri në 18 drejt vetëvrasjes, nis me një link ku arrin të vjedhë të gjitha të dhënat personale të fëmijëve dhe i fut në një lojë virtuale ku i kërkon që të torturojë veten deri në ekstrem.
Vatajshton se shumë fëmijë janë shantazhuar për t’u bërë pjesë e lojës makabre.
Psikologët shprehen se armiku kryesor që nxit fëmijët që të përfshihen në këto lojëra virtuale, është qëndrimi i gjatë në rrjetet sociale.
Braho shton se përgjegjësia më e madhe është e prindërve, të cilët duhet të ketë kujdes dhe të vëzhgojnë fëmijën e tyre, nëse shfaq shenja jonormale si në ushqyerje, agresivitet apo në jetën sociale.
Jonathan Galindo është një lojë e rrezikshme, e cila nis me një ftesë në rrjetet sociale. Personazhi shfaqet me pamjen e një qenushi të filmave vizatimor.
Ekspertët shprehen se komunikimi mes prindërve dhe fëmijëve dhe kontrolli më i rreptë ndaj këtyre të fundit, mund të parandalojë që të miturit të bien pre ndaj këtyre lojërave që të çojnë deri në vetëvrasje.