Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Shqipëria dëbon për 15 vite italianin

0

Një qytetar italian është dëbuar për 15 vite nga Shqipëria, pasi është një kërcënim për sigurinë kombëtare në Shqipëri.

Strukturat e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e shtetit me indicie kanë vëzhguar dhe propozuar për person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë për një shtetas italian me kombësi iraniane.

Ai është ndjekur dhe hetuar për veprimtari që përbën kërcënim të sigurisë kombëtare dhe që mund të cenojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me vende te  tjera.

Ky person është Danial Kassraee, i datëlindjes 26 tetor 1991, me kombësi iraniane dhe shtetësi italiane.

Nga verifikime dyshohet se Kassraee ka bashkëpunuar edhe me ambasadën e Iranit në Tiranë, për kryerjen e detyrave kundër MEK në Shqipëri, nga e cila do të kishte përfitime.

Nga raport-vëzhgimet ka rezultuar se Kassraee ka kryer lëvizje të shpeshta pranë kampit të MEK në Manzë-Durrës.

Artikulli i mëparshëmBoris Johnson publikoi foto-n e djalit të tij tre muajsh, ‘shpërthejnë’ teoritë konspirative në rrjet
Artikulli i radhësZgjedhjet parlamentare/ Yuri Kim: Liderët do mbajnë përgjegjësi për kandidatët, mos e dëmtoni demokracinë