Task- Forca Anti- Covid ka kryer 1 mijë e 454 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj COVID-19 duke vendosur 11 masa administrative.
Është vendosur pezullimi i 3 aktiviteteve për shkelje të protokolleve dhe 8 gjoba, ndaj bareve, kafeneve, restoranteve, marketeve, si dhe disa individëve për mosmbajtje të maskës.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHENDETESISE
#InspektoriatiShtetërorShëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës #antiCOVID, realizuan 1454 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj #COVID19 në 24 orët e fundit.
👉Janë vendosur 11 masa administrative:
▪️4 masa me gjobë në bar, kafe, restorant, market, subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve;
▪️4 masa me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës;
▪️3 vendime për pezullim të aktivitetit.
🔴Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe protokollet e sigurisë.
➡️MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
#RespektoRregullat