Jorida Tabaku ka përfituar nga një postim i ambasadores së SHBA për të nxjerrë në pah ndryshimin mes PD dhe PS për pastërtinë e kandidatëve të të dyja palëve. Jorida Tabaku iu referua jo vetëm procesit të dekriminalizimit, por edhe procesit që ka nisur brenda PD për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët do të vetohen sipas një formulari të hartuar me ndihmën e ambasadës amerikane në Tiranë, me modelin që FBI ndjek për administratën amerikane. Ambasadorja Yuri Kim u bëri thirrje partive të bëjnë vetingun e kandidatëve të tyre.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut
“Krenare që PD ka udhëhequr procesin e dekriminalizimit dhe sot janë larguar më shumë se 17 zyrtarë të zgjedhur nga PS dhe 300 nga administrata publike. Krenarë që PD po ndërmerr një proces të bazuar në meritë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Të gjithë kandidatët e zgjedhur dhe të emëruar do të vetohen si në asnjë parti tjetër në rajon.”