Manjani: Rama ka Myslymin, nuk pyet për partnerët, tani përgjegjësi e shqiptarëve për ta larguar

0

Në lidhje direkte në Syri Tv, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka akuzuar edhe njëherë kryeministrin Rama si njeriun që po e çon Shqipërinë drejt një izolimi të plotë me lëvizjet e fundit që po bën.

‘Asnjë marrëveshje e re nuk do ta përmirësonte situatën politike në vend.

Lexo edhe: Kjo VIDEO ka marrë mbi 30 milionë klikime në Facebook

Bashkimi Evropian ia ka bërë të qartë Ramës se nëse nuk miratohet 5 qershori nuk ka çelje të negociatave.

Dhe këtë gjë po e bën njeriu që na i ka nxjerrë zorrët e barkut duke u hequr si njeriu i Perëndimit.

Ndërkohë që ky njeri as nuk i pjerdh fare ndërkombëtarët, se ja ku i ka dhe si i trajton.

Koston do ta paguajë populli shqiptar. Dhe unë them që duhet rithemeluar nga e para shteti shqiptar, parimet politike, sistemi e me radhë.

Kjo nuk funksionon me çika, që hajde tja fusim gishtin nga mbrapa.

Kjo është situata më e nryrë që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

Ramiz Alia ishte tolerant. Sali Berishe ishte arrogant po ishte tolerant.

Edhe Fatos Nano ishte tolerant. Edhe Sali Berisha i dytë ishte tolerant

Kurse ky ka shkuar në këtë ekstrem. Ky është fondamentalist. Dhe duhet ta ndajmë mendjen se çfarë do bëjmë me të.

Kjo është përgjegjësi e shqiptarëve.

Ky është një moment i shqiptarëve për të treguar lidership. Kjo marrëveshje është një standard i OSBE-së, por nëse kryeministri i Shqipërisë nuk pjerdh për këtë pse të pyesë për opozitën.

Ai nuk do t’ia dijë që është kryeministër, që është kryetar i OSBE.

Nuk pyet për perëndimin. Nuk pyet që e ka izoluar Shqipërinë nga Europa, që e ka zhytur vendin në recension ekonomik, dhe do pyese për opozitën?

Duhet ta kuptojnë të gjithë që Edi Rama nuk është fytyra perëndimore që hiqet. Ai është spekulant. 

Ka spekuluar gjithë vite me këtë gjë, edhe mjeshtërisht. I ka përdorur të huajt si letra higjenike,

BE thotë: Voto 5 qershorin dhe pikë. Amerika thotë: Voto 5 qershorin dhe pikë Ky thotë kam Myslymin.

Ajo Kushtetutë që është bërë si rregullore reparti ushtrak i ka mbushur orët e saj.’

Artikulli i mëparshëmZëri i Amerikës: Qeveria i hap rrugë pastrimit të parave
Artikulli i radhësDacia pritet të nxjerrë në treg makinën më të lirë elektrike