Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ftohet nga Gjykata Speciale/ Zbulohet statusi i ftesës

0

Ditën e sotme, kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Kryetari Ahmeti konfirmoi se do t’i përgjigjet kësaj ftese:

‘Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj’.

Siç bën të ditur TV 21 në Maqedoninë e Veriut, ai është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Paraprakisht Gjykata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë.

Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka publikuar një aktakuzë të pakonfirmuar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Presidenti Thaçi është intervistuar për 4 ditë me radhë, tërësisht afër 30 orë nga prokurorët e Speciales, ndërsa pas kthimit në Kosovë, Thaçi i pritu nga qindra qytetarë ka thënë se: “Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet”.

Artikulli i mëparshëm‘U shkarkua për korrupsion, kush është kryetari ‘de facto’ i Bashkisë së Vlorës’
Artikulli i radhës30 fluturime nga Rinasi/ Ja destinacionet! Kujdes! Jo të gjithë fluturojnë