‘U shkarkua për korrupsion, kush është kryetari ‘de facto’ i Bashkisë së Vlorës’

0

Kryeministri Edi Rama ka emëruar si nënkryetar të bashkisë Vlorë, Afrim Qendron, ish-drejtorin e ARRSH-së, i shkarkuar nga ky post për korrupsion.

Tashmë Afrim Qendro ka marrë “de facto” rolin e kryetarit të bashkisë në Vlorë.

Në takimin e fundit në Vlorë, Rama ka caktuar Afrim Qëndron si nënkryetar, në cilësinë e të besuarit të tij (burime tregojnë se Rama ka shprehur mosbesim ndaj punës së Lelit, e këtë e ka thënë hapur, ndaj ka vendosur Afrim Qëndron si nënkryetar).

Kujtojmë që Afrim Qëndro u shkarkua nga vetë Rama në kohën që drejtonte ARRSH-në. Madje, nuk u lejua të shkonte më në zyrë as për të dorëzuar detyrën. Rama në takimin e fundit ka urdhëruar një sërë ndryshimesh në role drejtuese të institucioneve në Vlorë.

Për këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike dega Vlorë, e cila shkruan se Rama shkarkon “De Facto” Lelin dhe emëron “De Facto”, Afrim Qëndron, si Kryetar të Bashkisë Vlorë!

“Ish-drejtori i ARRSH, të cilin Rama e shkarkoi nga kjo detyrë dhe nuk e lejoi as të rikthehej në zyrë për të dorëzuar detyrën, Afrim Qëndro, është prezantuar sot në detyrën e re nga kryetari në ikje Leli!

Kjo është një ngjarje e paprecedentë në historinë e Bashkisë së Vlorës. Tregues i Paaftësisë nga njëra anë i të Paaftit në ikje dhe i zaptimit të të gjitha pushteteve nga Rama!

Tregues i mjerimit politik dhe ekonomik ku e kanë katandisur Vlorën, PS dhe sekti i “Rilindjes”! Emërimi i Qëndros në bashkinë e Vlorës, me misionin për të kryer detyrat e kryetarit të bashkisë, si njeriu më i besuar i Gjiknurit, ka për qëllim përgatitjen e manipulimit të zgjedhjeve të ardhshme, për shkak të pasigurisë që ndjen dhe ka deklaruar Rama, të rënies së mbështetjes në Vlorë!

Por, “Tërmeti” i Gjiknurit, nuk ka për ta penguar tërmetin e frymës dhe votës të Qytetarisë Vlonjate, e cila po e kupton dita ditës se nuk ishte faji i vlonjatëve për Lelin, por i atij vetë, që e emëroi dy herë me kokëfortësinë e tij…jashtë dëshirës së vlonjatëve!”– shkruan PD.

Artikulli i mëparshëmAkuzë për ‘falsifikim’/ SPAK mbyll hetimin për gjyqtarin Luan Daci
Artikulli i radhësKreu i BDI-së Ali Ahmeti ftohet nga Gjykata Speciale/ Zbulohet statusi i ftesës