Nuk është ende koha për festë.
Kështu mendon Maurizio Sarri i cili thotë se Juventusi ende nuk e ka fituar titullin kampion në Serie A.
“Unë jam njëri i sporti dhe e di shumë mirë që titulli është pranë por asgjë nuk është e sigurt”, ka deklaruar Sarri.
“Ne e dimë që duhet të marrim 4 pikë, gjë që është e vështirë për momentin. Ne duhet të përqendrohemi në njërën ndeshje, të mendojmë për Udinesen, pastaj për Sampdorian”.
Juventus pas 34 javësh ka grumbulluar 80 pikë, 6 më shumë se Atalanta e vendit të dytë.