Izolimi total nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh te niveli i vdekjeve nga koronavirusi në mbarë botën.
Kështu pretendojnë shkencëtarët, që thonë se shëndeti i një vendi përpara pandemisë është më i rëndësishëm.
Sipas Daily Mail, shumë vende u izoluan totalisht, por një studim pretendon se masat drastike nuk funksionojnë.
Shkencëtarët thonë se niveli i obezitetit dhe sasia e parave që kanë njerëzit janë dy faktorë të rëndësishëm në shkallën e vdekjeve në një vend.
Edhe mosha mesatare e një vendi ka rëndësi.
Studimi është kryer në 50 vende të goditura më rëndë nga virusi nga shkencëtarët e Universitetit të Torontos dhe Teksasit.