Është mbyllur takimi mes Milanit dhe Atalantas, me rezultatin e barabartë 1-1. Ishin kuqezinjtë e Piolit ata që shënuan të parët, me anë të Hakan Calhanoglu.
Mesfushori turk realizoi një supergol nga një goditje dënimi, duke gjetur trekëndëshin e largët të portës nga një pozicion i prirët dhe shumë i vështirë. Ky gol, erdhi në minutën e 15-të të sfidës.
Atalanta kishte mundësinë të barazonte në minutën e 26-të të takimit, por penalltia e Malinovskyt ndalet nga portieri Donnaruma. Gjithsesi, Zapata në të 34-ën do të shënonte për miqtë, duke vendosur rezultatin final të sfidës në 1-1.