Janë zbardhur listat e propozimeve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku vëmendjen e të gjithëve e tërheqin dy emra të futbollistëve të Tiranës.
Andi Lila dhe Gentian Muça janë propozuar si kandidatë për deputetë në dy qytete. Sipas asaj që shkruan “Abc News”, kapiteni i bardhebluve, është propozuar për listën e Tiranës, ndërsa Lila është propozuar nga demokratët e qytetit të Kavajës për kandidat në Durrës.
Dy emra që shpesh i kemi parë në fusha e blerta, por tani me shumë mundësi do i shikojmë edhe në fushata politike, respektivisht në ato të Partisë Demokratike.