Të shtënat me armë në Vlorë, policia arreston autorin: Ishte i dehur dhe…

0
Policia E Vlores

Policia e Vlorës arreston personin që një ditë më parë qëlloi me armë në drejtim të një karburanti. Sipas policisë shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë ka qenë në gjendje të dehur kur ka qëlluar më armë.

NJOFTIMI I PLOTË
Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi Xh. S., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër, në lokalin pranë një karburanti.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Xh. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”.

Artikulli i mëparshëmMini Bugatti për fëmijë, del në treg makina elektrike me një vlerë marramendëse
Artikulli i radhësSPAK mblidhet sot për kreun e BKH, burimet: Aida Hajnaj e vetmja që kaloi vettingun ndër 4 kandidatët