I vuri flakën Katedrales në Nantë, arrestohet 39-vjeçari, i riu pranon fajin dhe pendohet për veprimin, ishte azilkërkues…

0

Featured image of article: I vuri flakën Katedrales në Nantë, arrestohet 39-vjeçari, i riu pranon fajin dhe pendohet për veprimin, ishte azilkërkues…

Autoritetet franceze kanë arrestuar një 39-vjeçar, të dyshuar si personi që i vuri zjarrin katedrales në Nantë, më datë 18 korrik. Ai ëshë një vullnetar i Kishës i cili ka rrëfyer para autoriteteve se ka qenë ai personi i cili i vuri flakën Katedrales historike që daton që nga shekulli i 15-të.

Sipas “VoaNews”, prokuroria ka thënë se 39-vjeçari, emeri i të cilit nuk bëhet me dije nga autoritetet, ishte një azilkërkues që jetonte në Francë, prej disa vitesh. Ai u arrestua ditën e shtunë për herë të dytë, pasi heren e parë ishte marrë në pyetje dhe ishte liruar për mungesë provash.

Prokurori i çështjes, Pierre Sennes, ka thënë se i dyshuari e ka pranuar se është përgjegjës për zjarrin që filloi në tre vende të ndryshme në Katedralen e Shën Pjetër dhe Shën Palit.

Gjithashtu në një deklaratë, Sennes ka thënë se i dyshuari, akuzohet për ” shkatërrim dhe dëme nga zjarri” dhe mund të dënohet me 10 vjet burg dhe një gjobë prej 175.000 dollarë.

Ndërkohë avokati i tij, Quentin Chabert, ka treguar se klienti i tij është penduar për veprimin që ka bërë. Por ende nuk ka një motiv të qartë që e ka shtyrë atë drejt zjarrëvënies.

Zjarri i Katedrasës së Nantes ndodhi më 18 korrik, pak më shumë se një vit pas zjarrit që shkatërroi pjesën e sipërme të Notre Dame, Shën Maria e Parisit. Katedralja ndodhet në pjesën veri-perëndimore të Francës dhe nuk është hera e parë që bie pre e sulmeve, pasi ajo është dëmtuar rëndë edhe gjatë bombardimeve të Luftes së Dytë Botërore.

Gjithashtu, 28 janar 1972, çatia e katedrales gotike, e ndërtuar ndërmjet shekujve XV e XIX, u shkatërrua nga flakët, që shpërthyen gjatë punimeve. U deshën 13 vjet restaurim, që Katedralja të rihapej për besimtarët, në maj 1985.

Katedralja është shpallur monument historik nga shteti francez. Puna për realizimin e ndërtesës u krye në vitin 1981, pas 47 vjet punimesh. Pati nisur që në vitin 1434 nga Duka i Bretanjës, Gjoni V. Nga viti 1862, katedralja u deklarua monument historik nga qeveria franceze. Kupola e saj qëndrore është disa metra më e lartë se ajo e Shën Marisë së Parisit, që u dogj vitin e shkuar dhe që tronditi mbarë botën!

Artikulli i mëparshëmShkarkoi guvernatorin nga detyra, rusët ngrihen në protestë, kërkojnë largimin e Vladimir Putin
Artikulli i radhësI vdiq shoferi nga Covid-19, Spiropali mesazh prekës: Na trondite, s’kam më as lot! Nalta të adhuronte