Policia kurth pranë shtëpisë, shqiptari pëson krizë nervore sapo i shikon

0

Ai fshehu 160 gram kokainë (vlera e së cilës pas prerjes dhe ndarjes në doza ishte rreth 25 mijë euro), në një vend thuajse të paarritshëm brenda një kolltuku në dhomën e ndenjes.

Në fakt, 27-vjeçari shqiptar i arrestuar nga karabinierët në Marotta mendoi se po i shkonin punët mirë, por me sa duket bëri një gabim.

Ai ishte vënë nën vëzhgim nga policia për ca kohë për shkak të ardhjes dhe shkuarjes së njerëzve të shumtë rreth shtëpisë, por edhe prania e tij në vendet e njohura për përdoruesit e përditshëm të drogës. Kjo vetëm sa shtoi dyshimet e policisë për të zbuluar rolin e të riut shqiptar.

Karabinierët e pritën me orë të tëra afër shtëpisë; kur erdhi mbeti i habitur.

27 vjeçari në prani të policisë shafaqi probleme psikologjike derisa përfundoi në tokë, duke pësuar një krizë nervore, kur e kuptoi që do të kishte kontroll brenda shtëpisë.

Nervozizmi jo proporcional i të riut bëri që vëmendja e karabinierëve të rritet edhe më shumë. Ata vunë re që dhoma e ngrënies ishte vendi ku rritej tensioni. Djali dukej veçanërisht i vendosur për t’u ulur në një divan të kuq në dhomën e ndenjes.

Në një pikë të paarritshme kishte 160 gram kokainë në një pako najloni. Në këtë pikë prangat ishin të pashmangshme.

Artikulli i mëparshëmFinancial Times: OSBE në krizë, ka ngelur pa timon
Artikulli i radhësSondazhi AP-NORC: Ankthi shton mbështetjen për Joe Bidenin, votuesit e Trumpit të zjarrtë