Studimi/ Mosha e fëmijëve që e përhap më shumë koronavirusin

0

Aftësia e fëmijëve për të transmetuar koronavirusin ndryshon me moshën. Kjo u zbulua nga një studim në Korenë e Jugut në Cheongju. Sipas studiuesve koreanë deri në moshën 9 vjeç, fëmijët transmetojnë virusin 50% më pak se të rriturit. Por nga mosha 10 deri në 19 vjeç ata e përhapnin atë në të njëjtën mënyrë.

Këto përfundime u arritën duke analizuar pothuajse 6 mijë fëmijë dhe duke analizuar kontaktet e tyre, në gjithsej 60 mijë persona. Në familjet me fëmijë të moshës 10 deri në 19 vjeç, shkalla e infeksionit të zbuluar ishte 18.6%.

Infeksioni binte në 5.3% në familjet me fëmijë nën moshën 9 vjeç. Ajo që i bën të vegjlit më pak infektues janë 2 faktorë: sasia e ajrit që lëshohet nga frymëmarrja dhe lartësia. Me çdo frymë ata do të lëshonin më pak ajër se të rriturit, duke përhapur kështu më pak grimca virale.

Emetimi i ajrit më afër tokës ka më pak të ngjarë të arrijë një të rritur në këmbë. Studimi tregoi edhe disa gjëra që janë nënvlerësuar, siç është numri i fëmijëve që përhapnin virusin në familjet e tyre. Kjo edhe për shkak se ata shfaqin më pak simptoma.

Artikulli i mëparshëmEugena Tomini e ISHP: Covid po prek masivisht 40-vjeçarët në Shqipëri
Artikulli i radhësKurdët po rrëmbejnë fëmijët shqiptarë nga kampi sirian i Al-Hawl