Gjermania: Rënie historike e PBB-së, -10,1% në tremujorin e dytë. Papunësia në 6,3%

0
This image has an empty alt attribute; its file name is bundestag-2-300x169.jpg

Në ditën kur Banka Qendrore Europiane, në buletinin e saj periodik, raportoi për një fazë ku gjendja më e keqe e krizës është kaluar, të dhënat nga ekonomia reale janë serioze në aspektin negativ.

Sot (të enjten) Gjermania  ka bërë të ditur që në tremujorin e dytë të këtij viti, PBB-ja e vendit ra me 10.1%. Shifra është më e keqe se pritshmëritë e ekonomistëve që parashikojnë një ulje prej 9% në bazë tremujore dhe 10.9% në bazë vjetore. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, kjo është rënia më e keqe e treguesit që nga fillimi i matjeve tremujore të PBB-së në Gjermani në vitin 1970. Një rënie që shkon përtej rekordit të mëparshëm prej -4.7% në tremujorin e parë të 2009-ës, në kulmin të krizës financiare.

Lokomotiva Europiane gjithashtu njoftoi një rritje të papunësisë megjithëse me një ulje të dobët prej 0,1% krahasuar me muajin e kaluar: në korrik numri i të papunëve u rrit në 2.91 milion (55 mijë më shumë se një muaj më parë dhe 635 mijë më shumë krahasuar me korrik 2019). Trendi sjell shkallën e papunësisë në 6.3%, sipas asaj që është komunikuar nga Zyra Federale e Punës.

Duke iu rikthyer PBB-së, “në tremujorin e dytë të vitit 2020, eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve morën tatëpjetën”, tha institute gjerman i statistikave. Ekonomia gjermane pësoi një tronditje të shumëanshme: kufizimet e vendosura për t’u marrë me urgjencën shëndetësore të Coronavirus midis mesit të marsit dhe majit kanë paralizuar prodhimin e shumë sektorëve, duke ngadalësuar ndjeshëm tregtinë dhe frenuar konsumin.

Në prill, në kulmin e bllokimit, prodhimi, shtylla e ekonomisë më të madhe në zonën e euros, shënoi një rënie historike prej 17.9%. Porositë industriale ranë me 25.8% dhe eksportet ranë me 31.1%. Duke përfituar nga një situatë më e mirë shëndetësore sesa ajo e fqinjëve të saj, Gjermania ka hequr shumicën e masave kufizuese që nga maji, duke lejuar një rikuperim të aktivitetit ekonomik.

“Tani mund të presim që të krijojmë terren për pjesën tjetër të vitit”, por ritmi do të varet nga situata shëndetësore, tha Jens Oliver Niklash, një ekonomist në bankën Lbbw. Qeveria gjermane pret që ekonomia të kthehet në rritje deri në tetor, me një zbritje prej 5.2% në 2021, si dhe një kthim në nivelet e prodhimit para krizës në 2022.

Artikulli i mëparshëmDETAJET: NASA lëshon me sukses drejt Marsit sondën robot
Artikulli i radhësBisedime ruso-amerikane për sigurinë hapësinore