Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja aksidentale e ndodhur në mesditë në ujërat e lumit Drin i Zi, ku humbi jetën një i ri.
Sikundër mësohet E. Z, 17 vjeç, ka qenë duke lundruar me kajak, kur ka humbur në ujërat e lumit.
Ai mësohet se ka rënë nga kajaku në një vend pranë Urës së Telit , ku lumi Drin është i rrëmbyeshëm .
Dy shokët e tij kanë shpëtuar, ndërsa E.Z është gjetur nga disa pushues rreth 5 km më poshtë në fshatin Selane.