Interi “rrëmben” vendin e dytë në Serie A falë fitores 2-0 ndaj Napolit.
Pas fitores, për mikrofonat e “Sky Sport”, Antonio Conte foli për ndeshjen dhe momentin e përgjithshëm të Interit:
“Unë sigurisht që pashë përmirësime përsëri, gjithashtu sepse u përballëm me një ekip të fortë. Falënderoj lojtarët e mi, sepse luajtën shumë mirë. Ne gjithashtu luajtëm pas Atalantës, e cila kishte fituar. Pra, ishim të detyruar të merrnim tri pikët. Ne u përgjigjëm si duhet, si një ekip kompakt. Jam vërtet i lumtur.
Sezoni i ri – “Unë e kuptoj që krijoj pritshmëri, gjithashtu jam një person që sulmohet shpesh. Por, më vjen keq, sepse jam gjithmonë i sinqertë. E bëj me shumë pasion punën time. Më pëlqen të them përherë të vërtetën, por për këtë ndodh që më sulmojnë”.
Më në fund, trajneri zikaltër iu përgjigjet me ironi zërave që e shohin Leo Messin tek Interi.
“Është më e lehtë të lëvizësh “Duomo” nga aty ku është sesa të sjellësh Messin tek Interi”, tha Conte.