Paris Saint Germain ka fituar për herë të nëntë Kupën e Francës, duke mundur në finale pas 120 minutash lojë dhe 6 goditje penalltish Olympique Lyonnais. Ka qenë vetëm një gabim i Traore në të parën e serisë së dytë të 11 metërshave që ka përcaktuar të besuarit e Tuchel si fitues të trofeut, duke ia shtuar kështu titullit kampion e në pritje të provojnë gjithcka për gjithcka në Champions.
Një ndeshje ku parisienët mbajtën zotërimin e topit 56%, por ku rastet numërohen me gishtat e njërës dorë. Pa Mbappe të dëmtuar, e gjithë loja e kryeqyetasve ishte përqendruar tek Neymar, që nuk arriti ta zgjidhte ndeshjen në kohën e rregullt, e as në 30 minutat e shtesës. Dëmtimi i Icardit dhe Kurzaëa bëri të vetën, pa përmendur këtu se Garcia kishte blinduar prapavijën për të përdorur kundërsulmin. Ndoshta e njëjta strategji për të mbrojtur 1-0 e vajtjes, kur të luajë në Torino me Juventus për 1/8 e Champions.
Nga pika e bardhë e penalltive u duk se nuk do të gabonte askush, me finalizime impresionuese, edhe pse Lopez e Navas në dy tre goditje shkuan pranë pritjes vendimtare. Në penalltinë e gjashtë gaboi Traore, me Navas që gjeti krahun dhe trajektoren, ndërsa Sarabia ishte i ftohtë në penalltinë që cliroi gëzimin e PSG për një trofe, që u vu në rrezik në llotarinë e 11 metërshave….