OSHEE/ Ja si do të bëhet faturimi për muajin Mars

0

Administratori i OSHEE Ardian Cela në një intervistë dhënë për “News 24”, deklaroi se nuk mund të rrezikohet jeta e punonjësve të OSHEE në këtë kohë koronavirusi, prandaj në rast se nuk lexohen matësat, atëherë do të ketë fatura ennergjie, aq sa një familje apo biznes ka paguar për energjinë në të njëjtin muaj të vitit 2019.

 “Në rast se matësi është i paaksesueshëm, atëherë do të merret për bazë sesa ka harxhuar në të njëjtin muaj të vitit paraardhës. Prsh nëse do paguajë për marsin dhe nuk shihet matësi, atëherë do të paguajë aq sa ka harxhuar në mars 2019. Për familjarët është marrë vlera e plotë e marsit 2019, ndërsa për bizneset, merret marsi i 2019, ndërsa zbriten 14 ditë, duke qenë se për kaq kohë nuk ka pasur punë.

Në muajin mars, ka qenë e pamundur të lexohen të gjithë matësat. Nga 1.2 milionë matësa që lexon kompania, janë lexuar 800 mijë. Pra, 400 mijë nuk janë lexuar dhe do të jetë kjo formulë. S’mund të rrezikojmë dot jetën e punonjësve, prandaj veprohet kështu. Konsumi i energjisë eleektrike është rritur me 5 përqind. Faturimi për prillin po diskutohet”, tha Cela.

Ardian Cela ka shpjeguar edhe faktin sesi do të bëhen faljet e kamat-vonesave për familjarë e biznese.

“Janë 2 grupe abonentësh që përfitojnë zgjerimin e kamat-vonesave. Një grup janë rreth 90 mijë abonentë, që janë familjarë dhe biznesë dhe kjo ka vlerë rreth 43 milionë dollarë. Këto janë abonentë me marrëveshje aktive. Janë zeruar kamat-vonesat për 990 mijë abonentë. Ndërsa, pjesa tjetër, që janë mbi 3000 abonentë, u janë zeruar po ashtu kamat-vonesat, kurse këstiu iu bëhet 20 mijë lekë të vjetra.

Pastaj kemi grup tjetër, 134 mijë abonentë, që nuk kanë lidhje akt-marrëveshje me kompaninë. Që të përfitojnë këta abonentë, duhet të lidhin akt marrëveshjen me kompaninë për të paguar borxhet e vjetër. Përfitojnë nëse aplikojnë brenda muajit qershor”, u shpreh Cela.

Po ashtu, Cela ka shpjeguar se në terren janë 3000 punonjës të OSHEE, të cilët shërbejnë ndaj qytetarëve, e se janë të rrezikuar njësoj si mjekët.

“Kemi 3000 punonjës në terren gjatë kësaj kohe, duke iu shërbyer familjarëve, bizneseve, të gjithëve. Është bërë maksimumi që qytetarët të lehtësohen dhe në këto ditë që kanë qenë në banesa, të mos ndjejnë mungesë të energjisë elektrike.

Gjej rastin të falënderoj të gjithë ata punonjës, që punojnë me zell këta kohë. Punonjësit tanë po rrezikojnë njësoj si mjekët. Në vijë të parë janë edhe punonjësit e OSHEE-së. Lëvizjet e konsumit janë goditje për kompaninë. Qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse ne jemi në terren, duke punuar”, tha Cela.

Artikulli i mëparshëm“Far Breton”, shije delikate franceze në tryezë
Artikulli i radhësKosove/ Mbijetesa e Qeverisë Kurti përmes pandemisë