Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ndau me të gjithë lajmin e trishtë se nëna e tij, Aneta Rama ndërroi jetë.
Ajo u shua në moshën 82-vjeçare ndërkohë që do të mbahet mend jo vetëm si nëna e kreut të qeverisë po dhe si një prej femrave të para stomatologe në vend.
Në shtëpinë e saj modeste pranë zonës së “Vasil Shantos” në Tiranë pallati është mbushur me kurora me lule, ku bien në sy emrat e kabinetit të kryeministrit duke nisur nga Vali Bizhga, Pirro Vengu ish pjese e stafit të Ramës, sot Drejtor i Portit të Durrësit, Gent Cakaj, Ogerta Manastirliu etj.
Më herët familja Rama tha se do të respektonin protokollin e situatës aktuale duk kërkuar mirëkuptimin e miqve në pamundësi për të pritur ngushëllime.