Epidemiologët: Këto janë tre vatrat e nxehta të COVID në Tiranë

0

Epidemiologët treguan para ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tre vatrat e nxehta të koronavirusit në kryeqytet.

Duke folur për punën e tyre prej 5 muajsh ata thonë se vatrat më problematike janë në zonat rurale, Astiri, Fresku dhe deri diku Kodra e Diellit.

“Prej 5 muajsh nga puna jone ne terren, ne Tirane, vatrat me problematike jane ne zonat rurale, Astiri, Fresku dhe deri diku Kodra e Diellit. Vatrat jane tashme komunitare, edhe me hapjen e fashes orare, kemi shume vatra komunitare. Kjo eshte vene re sidomos neper evente, mortore, fesatsh, ditelindjesh qe marrin pjese grupe te kondiderueshme dhe grumbullime te rinjsh”- tha nje epidemiologe.

Epidemiologët e terrenit kanë bërë të ditur se nga rastet e identifikuara së fundmi ka rritje të rasteve tek moshat e reja të cilët janë infektuar nga frekuentimi i vendeve me grumbullime masive, kryesisht festa dhe ditëlindje.

“Ajo çfarë vihet re këtë periudhë është rritja e rasteve në moshat e reja. Vatrat kryesore janë nga festat, ditëlindjet apo grumbullimet ne ceremoni mortore”, u shprehën epidemiologët.

Manastirliu ju ka bërë edhe njëherë thirrje të rinjve të tregohen të përgjegjshëm, pasi sjellja individuale në këtë betejë është vendimtare.

Artikulli i mëparshëmFOTOT: Kurora për Aneta Ramën nga i gjithë kabineti i kryeministrit, ja pamjet e fundit nga ceremonia
Artikulli i radhësRënie flokësh dhe humbje e dëgjimit/ Simptomat e reja të koronavirusit