Dy persona i vodhën portofolin një burri 42 vjeçar në Bazel.
Kjo ka ndodhur të enjten në mbrëmje rreth orës 19.30.
Sapo e vuri re vjedhjen, ai u vu në ndjekje me biçikletë dy hajdutëve që po iknin në drejtim të kufirit me Francën.
Kur më në fund i arriti, ai u përlesh me ta, të cilët e qëlluan me spraj dhe i lënduar, përfundoi në spital.
Ndërkaq, hajdutët arritën të shpëtojnë.
Një kalimtar ka nxituar për të ndihmuar të dëmtuarin. Kërkimi i menjëhershëm i policisë për personat e dyshuar, ishte i pasuksesshëm.
Ata, sipas viktimës janë midis 25 dhe 30 vjeç dhe vijnë nga Afrika e Veriut.