SHIFRAT/ Zyrtarisht Apple bëhet kompania më e madhe në botë

0
This image has an empty alt attribute; its file name is APPLE-300x139.jpg

Apple është bërë kompania më e vlefshme në botë duke kaluar kështu Saudi Aramcon për vlerë tregut. Rritja erdhi gjatë së premtes, kur raporti I fitimeve, të cilat rezultuan mbi pritshmëritë, solli edhe një rritje të aksioneve të kompanisë në bursë me 10%.

Kjo bëri që kompania ta mbyllte sesionin e fundit të javës me një kapitalizim tregu në 1.817 trilionë dollar, që është rekord absolut në glob sot. Kjo shënon gjithashtu të parën herë që Apple kalon në vlerë tregu gjigandin saudit të naftës, që debutoi në tregje në dhjetor të vitit të kaluar, dhe që aktualisht ka një vlerë tregu prej 1.76 trilionë dollarësh.

Përpara këtij rekordi, Apple kohë më parë i kishte zënë vendin Microsoft si kompania publike më e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Saudi Aramco nga ana tjetër, që pas zhgënjimit me daljen në bursë u përndoq edhe nga kolapsi i çmimeve gjatë naftës këtë vit si pasojë e pandemisë por edhe e faktorëve të tjerë. Aktualisht, aksionet e kompanisë janë 6.4% nën nivelin e dhjetorit. Por gjithsesi, kjo rënie është disa herë më e vogël se ajo e kompanive të ngjashme, si Exxon Mobil, në rënie me 40% apo Royal Dutch Shell, me 50% rënie. Apple nga krahu tjetër ka fituar 45% në vlerë tregu këtë vit.

Artikulli i mëparshëmA janë realë filmat shqiptarë me gjermanë?
Artikulli i radhësKëshillat e specialistëve: Personat që kalojnë Covid duhet të kryejnë vaksinën e gripit