Si t’i bindni adoleshentët ta marrin seriozisht Covid-19

0
Si t’i bindni adoleshentët ta marrin seriozisht Covid-19

Teksa rastet me Covid-19 vazhdojnë që të rriten në SHBA, mund të jetë zhgënjyese të shohësh shumë njerëz të hedhin poshtë këshillat e autoriteteve të shëndetësisë për frenimin e përhapjes së pandemisë. Dhe kur ku kundërshtim vjen nga familjarët juaj, atëherë kjo është një situatë edhe më zemëruese.

Natyrisht, për adoleshentët është e natyrshme të shkelin normat dhe të sfidojnë autoritetin. Por nëse ka ndonjëherë një moment kur ata duhet të ndalin festat, dhe daljet jashtë mbrëmjeve, dhe të bëjnë thjesht atë që ju i kërkoni (pra të mbajnë maskën), koha është tani.

“Shkalla e infektimeve me Covid-19 në mesin e adoleshentëve po rritet”-thotë Kerol Uiner, eksperte e shëndetit publik. “Shtetet si Florida dhe Kalifornia, po shohin raste në mesin e atyre që janë nën 18-vjeç. Kalifornia ka 8 për qind të të infektuarve në këtë grupmoshë”-shton ajo.

Në fakt, studimet e fundit sugjerojnë se fëmijët midis moshës 10-19 vjeç, po preken dhe po

e përhapin Covid-19 në të njëjtën normë si të rriturit. Atëherë, si prindërit mund të bindin adoleshentët e tyre, se pandemia nuk duhet marrë lehtë?

Një pjesë e problemit është se adoleshentët janë të prirur natyrshëm që të shkelin rregullat, dhe të nxjerrin në pah individualitetin e tyre. Dhe për këtë përgjegjës është truri i tyre. “Kjo është detyra e tyre kryesore zhvillimore”- thotë psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë Gajani De Silva.

“Në trurin e tyre, janë duke u zhvilluar struktura më të larta kortikale, dhe aftësitë për të marrë vendime komplekse. Ata mund të mendojnë ende në terma konkrete, dhe të mos jenë në gjendje t’i marrin në konsideratë situatat dhe vendimet në mënyra abstrakte. Kjo bën që marrja e vendimeve prej tyre, të duket sipërfaqësore ose e papjekur. Në fakt është, por ata nuk kanë shumë në dorë”-thekson ai.

Ndërsa Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), dhe shumica e drejtuesve në shtete, kanë nxjerrë rregullore të detajuara në lidhje me mbulimin e fytyrës, distancimin social dhe higjenën personale, shpesh udhëzimet nuk janë sa duhet të qarta që të kuptohen nga adoleshentët.

Ndërkohë, ekziston edhe problemi i informacioneve dhe udhëzimeve që ndryshojnë në mënyrë të vazhdueshme, dhe shpesh pa asnjë paralajmërim. “Informacionet që marrin adoleshentët janë konfuze. Ata janë nga natyra marrës në sy të rrezikut. Prandaj, përveç rastit kur marrin mesazhe të qarta se si të jesh i sigurt, ata do të ndërmarrin veprime të rrezikshme dhe do të shmangin këshillat e mira”- thotë dr.De Silva.

Një pjesë e rolit të prindërve gjatë pandemisë, është t’i ndihmojnë fëmijët e tyre adoleshentë t’i kuptojnë ato mesazhe kontradiktore. Dr.De Silva këshillon prindërit të ulen të bisedojnë me ta, t’u shpjegojnë me fjalë të thjeshta dhe të drejtpërdrejta rreziqet e pandemisë, dhe pastaj t’u tregojnë me një gjuhë po të qartë sjelljen që pritet prej tyre.

Dhe e folura e thjeshtë, do të thotë fiks thjesht. Për shembull, provoni diçka si:”Ne duam që t’i të mbash në çdo rast maskë kur të jesh në ambiente publike”. Si në të gjitha bisedat produktive me një të ri, kryesorja është ta dëgjoni atë. “Pyetini se çfarë mendojnë. Pyetini nëse kanë shqetësime, dhe çfarë i frikëson. Pyetini nëse kanë pyetje në lidhje me pandeminë dhe udhëzimet”- thotë De Silva.

Dhe kur të keni vëmendjen e tyre, tregojuni se cila është gjëja më e rëndësishme në këtë situatë. Që ju dëshironi që ata të jenë të sigurt dhe të shëndetshëm. Ndërkohë, është e rëndësishme t’i kujtoni adoleshentët të mirën më të madhe.

Ata mund ta perceptojnë si një dobësi mbajtjen e maskës, pasi nuk duket “mirë”, Prandaj vënia e theksit tek ndjenja e përgjegjësisë kolektive, mund të jetë më efektive. “Studimet tregojnë se megjithëse ne mund t’i mendojmë adoleshentët si më egoistë dhe të zhytur në botën e tyre, ata mund të shfaqin shpesh empatinë, dhe gatishmërinë për të ndryshuar sjelljen e tyre për përmirësimin e komunitetit”- thotë Uiner.

Ri-kujtesa ndaj tyre se sa më shpejt që të vihet nën kontroll virusi, aq më shpejt do të rikthehet jeta e dikurshme, mund të ndihmojnë gjithashtu në këtë drejtim. Adoleshentët duhet ta kuptojnë se mbajtja e maskës, nuk është e gjëja e vetme që duhet të bëjmë të gjithë për të pasur nën kontroll Covid-19.

Vitet para adoleshencës, ose adoleshencës së hershme, janë një moment i mirë për t’i kujtuar atyre përcaktimin e hapësirës personale, Dhe aspekti i distancimit social, i përshtatet shumë mirë situatës aktuale. “Të dish se qëndrimi të paktën 2 metra larg tjetrit, funksionon për të na mbrojtur nga infeksioni Covid-19, u ofron prindërve një tjetër moment tjetër të mësimit të rëndësisë që ka në jetë hapësira personale. Kjo është jetike tani, dhe do të mbrojë sigurinë dhe shëndetin e tyre në të ardhmen”- thekson ajo.

Dhe ne fund, mos harroni të ndiqni edhe vetë këshillat tuaja. “Empatia është një sjellje e mësuar. Covid-19 na jep shansin të promovojnë një reagim empatik ndaj normës së re të mbajtjes së maskave dhe distancës sociale”- përfundon Uiner.

Artikulli i mëparshëmKëto janë 8 punët më të paguara sot në botë
Artikulli i radhësKarantina e një familjeje në Vuhan, e pasuar nga infektimi dhe tragjedia